Flash

Reja i inatosur me fatin, i kënaqur me lojën: "Mund ti kishim dhuruar shqiptarëve një fitore të madhe"

Lapsi.al 11 October 2019
Reja i inatosur me fatin, i kënaqur me lojën: "Mund ti kishim

Një humbje që djeg, një humbje që është vështirë të gëlltitet, sidomos atëherë kur e ke ndjerë se ishe fare pranë fitores. Këto janë ndjesitë që duhet ti kenë kaluar nëpër mend Edy Rejas, kur është detyruar të dalë i mundur nga fusha e Stambollit. Italiani nuk e ka fshehur inatin për rezultatin, por as kënaqësinë për lojën e skuadrës: "Nuk jam i zhgënjyer për lojën. Kemi bërë një lojë perfekte, po të mos ishte për episodin e minutës së fundit. Kemi pasur disa shanse për të kaluar në avantazh, duhej ta mbyllnim ndeshjet me ato raste. Djemtë janë të zhgënjyer dhe të mërzitur, mund ti kishim dhuruar popullit shqiptar një fitore të madhe. Humbëm një rast të mirë për 3 pikët këtu, që të vazhdonim garën për në Europian. Nuk është e thënë që nuk bëhet gjë për në Europian, por është shumë e vështirë rruga".

Komplimentet për lojtarët e tij, nuk i zbehin gjykimin teknikut 74 vjecar. Rastet e humbura para portës i kanë kujtuar mungesën e një sulmuesi të rëndësishëm: "Skuadra pati atë që duhej, grintën e duhur. Kishte disa pasime të tepërta të gabuara, por normale, sepse Turqia bëri një presing të fortë. Kishte lojtarë shumë të mirë fizikisht. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe vendimtar para portës. Kemi mangësi para portës, sepse u pa qartë sa raste humbëm".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI