Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Insigne elozhe Sarri e pickime Ancelotti, por mbetet napoletan: "Jam gati të vritem"

Lapsi.al 12 October 2019
Insigne elozhe Sarri e pickime Ancelotti, por mbetet napoletan: "Jam gati

Sezoni i Lorenzo Insigne ka nisur mes luhatjeve të mëdha e për numrin 24 nuk është një moment i lehtë në Napoli. Sulmuesi i kombëtares italiane duket pak brilant e ka patur probleme edhe me Carlo Ancelotti, që në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Genk e dërgoi në tribunë. Një 'cështje' që u mbyll menjëherë falë frazave të thëna nga protagonistët, por Insigne kthehet në një farë mënyrë të flasë për argumentin në 'Rai Due'.

Sulmuesi i Napolit ka dhënë një intervistë të gjatë për 'Dribbling': "Napoletanët nuk më kanë kuptuar. Dikujt i dukem mendjemadh, besoj se kanë një imazh të ndryshëm nga ai që jam. Kush e mendon kështu, shpresoj shumë që të ndryshojë mendim. I them të gjithë tifozëve të më qendrojnë afër. Sepse unë për këtë fanellë jam gati të vritem".

Një apel i vërtetë për tifozët, ai i kapitenit të Napolit, që pastaj ka treguar edhe raportet me teknikun Ancelotti: "Mes nesh cështja është karakteriale. Na ndodh të grindemi, por Carlo mbetet një trajner i madh e shpresoj të fitoj bashkë me të. Nuk ka ndodhur kurrë që kur stërvit Napolin, që të më ketë ngarkuar një rol. Ndonjëherë, kur arrij më i lodhur ose nervoz në stërvitje, më ndodh që ti përgjigjem vëzhgimeve të tij, por janë gjëra që mbarojnë aty. Ka ndodhur shpesh edhe të bëjmë shaka me të".

Për sa i takon trajnerit, në karrierën e Insigne ka patur një rol shumë të rëndësishëm edhe Maurizio Sarri, që tani e sfidon si kundërshtar: "Ajo që Sarri ka lënë në qytet, peshon në gjykim. Unë them këtë. Ai ka një farë moshe, pati këtë rast të madh dhe shpresoj të bëjë mirë, sepse e dua fort për gjithcka ka bërë për Napolin".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI