Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Një stadium me emrin e Cristiano Ronaldo: Sporting Lisbona po e mendon

Lapsi.al 12 October 2019
Një stadium me emrin e Cristiano Ronaldo: Sporting Lisbona po e mendon

Cristiano Ronaldo mund të ketë shumë shpejt një stadium me emrin e tij, atë José Alvalade i Lisbona, impianti i debutimit të portugezit në futbollin që ka rëndësi me fanellën e Sporting. E ndërsa në Portugali kanë nisur aludimet për emrin ("CR7 Arena", “Cristiano Ronaldo Stadium” apo “José Alvalade CR7”), presidenti i klubit nuk është aspak kundër idesë. "Eshtë një hipotezë që nuk e kundërshtojmë e për të cilën jemi shumë krenarë" ka thënë për 'Tuttosport'.

Të premten në mbrëmje CR7 u kthye protagonist aty kundër Luksemburgut, duke shënuar pas më shumë se 1 mijë ditësh (mungonte që nga 22 nëntori 2016) në stadiumin ku nisi legjenda e tij. E tani klubi po mendon seriozisht ta bëjë të pavdekshëm, duke i dhënë emrin e tij stadiumit. Me shumë mundësi pa e fshirë emrin aktual, duke qenë se Visconte de Alvalade është një prej themeluesit të klubit të kryeqytetit. "Cristiano është e do të jetë gjithnjë, një prej simboleve më të mëdhenj të klubit tonë - ka shpjeguar Varandas -. Jemi krenarë që emri i futbollistit më të mirë në botë lidhet me Sporting".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI