Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Turqit pushtojnë Francën: Parisi në alarm, mund të jenë 40.000 tifozë të infiltruar

Lapsi.al 13 October 2019
Turqit pushtojnë Francën: Parisi në alarm, mund të jenë

Autoritete franceze e forcat e rendit janë në alarm total për ndeshjen Francë-Turqi, për kualifikueset e Euro 2020, në program për tu luajtur të hënën në mbrëmje në Stade de France. Rivaliteti mes tifozerive, precedentët negativë e situata politike aktuale e vendosin ndeshjen në rrezik. Për më tepër që turqit në shkallët e stadiumit mund të jenë më shumë se 3.200 të parashikuar për ndeshjen, në një stadium të njoftuar të tejmbushur.

Ofensiva turke në Kurdistan e ka rritur ndjeshëm tensionin, por - shpjegon l'Equipe - precedentët mes dy kombëtareve nuk janë gjithashtu në favor. Në qershor, në ndeshjen e luajtur në Konya, himni francez 'Marsejeza' u mbyt nga fërshëllimat, që Emmanuel Macron i përcaktoi "të papranueshme". Cfarë do të ndodhë të hënën nëse, ashtu si ka bërë të ditur e përditshmja sportive, nuk do të jenë vetëm 3.200 turq të cilëve i janë shitur biletat zyrtarisht e që do të pozicionohen në sektorin mik, por ndoshta 30.000 ose 40.000 të shpërndarë në gjithë impiantin e Saint-Denis? Janë sinjalizuar në fakt se mijëra turq janë në udhëtim nga vendet e afërta me Francën ku ka komunitete të rëndësishme, nga Gjermania, Belgjika e Zvicra.

Deklaratat e ashpra të presidentit Emmanuel Macron, që ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake të nisura nga Turqia e ka rritur së tepërmi tensionin, aq sa qarkullojnë zëra se nuk do të ketë asnjë autoritet politik në tribunë. Detajimi i përgatitur nga forcat e rendit është nga ato të rasteve më delikate: 600 policë përreth stadiumit, mbikqyrje e përforcuar metropolitane, 1.400 steëard në hyrje e brenda stadiumit, ndalimi i shitjeve të pijeve alkolike edhe në afërsi të Stade de France.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI