Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Reja i hap rrugën rinovimit, 'topi' kalon tek Duka: pak ndryshime kundër Moldavisë

Lapsi.al 13 October 2019
Reja i hap rrugën rinovimit, 'topi' kalon tek Duka: pak ndryshime

Nuk është një konferencë shtypi si të tjerat ajo e teknikut të kombëtares Edy Reja në Moldavi, një ditë përpara sfidës kualifikuese për Euro 2020. Humbja e pësuar në minutën e fundit në Stmaboll dy ditë më parë ka fshirë ëndërrën për kualifikim, objektiv që kuqezinjtë duhet ta mendojnë ndoshta për të ardhmen. E ardhme që mund të kalojë përsri nga idetë e italianit 74 vjecar, që e ka shprehur vullnetin e tij dhe e pret reagimin e FSHF-së. "Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminatore, të shohim dhe pikët - shpjegoi Reja -. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri".

Me 9 pikë në 7 ndeshje për Shqipërinë mund të jetë edhe rasti që të improvizohet ndonjë element i ri, duke patur këtu parasysh Selahin apo Kumbullën që mezi presin të tregojnë veten. Në këtë pikë duket se e mendon edhe Reja që kërkon edhe freski fizike, pas lodhjes së një ndeshje intensive në Stamboll. "Nuk mendoj se do bëj ndërrime domethënëse, do bëj pak lëvizje. Nëse i kam të gjithë në formën optimale, nuk do lëviz shumë. Do vendosim nesër. Dua të shoh këtë vazhdimësi për ndeshjen me Moldavinë".

Duke iu rikthyer 90 minutave me Turqinë, dallohet ende qartë dëshpërimi për një ndeshje të humbur, kur mendohej fitorja: "Ishim pak nervozë pas ndeshjes me Turqinë. Më shumë për rezultatin se sa për ndeshjen. E rëndësishme është që të mbajmë këtë intensitet. Rezultatet do vijnë".

Në fund italiani ka vënë theksin edhe tek ndeshja me Moldavinë dhe mënyra si duhet përballur: "Skuadrat e mia nuk nënvlerësojnë asnjë kundërshtar. Moldavia është një ekip i mirë. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi. Luajnë topin mirë. Do futemi me të njëjtën vendosmëri në fushë për të bërë maksimumin" përfundoi 74 vjecari.

https://www.youtube.com/watch?v=WIJN-Mk2nn0&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI