Flash

Kickbox/ Petrosyan perandor në Tokyo: titull e çmimi 1 milion dollarë

Lapsi.al 14 October 2019
Kickbox/ Petrosyan perandor në Tokyo: titull e çmimi 1 milion

"Nuk mendoj për milionin e dollarëve, mendoj vetëm të jem numri 1": ky është komenti në fund të ndeshjes nga Giorgio Petrosyan, që në moshën 33 vjecare ka fituar Kickboxing World Grand Prix në Tokyo, duke mposhtur në tre raunde francezin Samy Sana. Bonusi është impresionues, por pas një rekordi prej 103 fitoresh, 2 ko e 2 barazimesh është plotësisht i merituar.

5 herë kampioni botëror i kickboxing ka gjetur në rrugën e tij një Sana të frikshëm, treherë kampioni i Thai Boxe, nuk u dorëzua as në fund kur, edhe pse e dinte se ishte prapa me pikë, provoi ta rrëzonte Petrosyan me një ko shumë ambicjoz për të qenë i vërtetë. "Objektivi i ardhshëm do të jetë gjithnjë i njëjti: të stërvitem fort e të konfirmoj titullin – ka deklaruar Petrosyan pas ndeshjes-. Mendova për fjalët e tim eti që kur isha fëmijë më nxiste e ishte i pari që besoi tek unë. 10 vjet nga fitorja e parë në Japoni (K1 në 2009) jam kthyer e jam përsëri kampion".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI