Dhjetë lojtarë i mjaftojnë Gjermanisë të mposhtë Estoninë në transfertë, duke u rikthyer në vendin e parë në shoqërinë e Hollandës, që e kishte fituar më par ndeshjen e saj kundër Bjellorusisë. Dalja e Emre Can me karton të kuq pas 14 minutash lojë e vuri në provë force skuadrën e Low që përgjigjet me karakterin e zakonshëm me Gundogan protagonist aboslut: dy gola dhe një asist për mesfushorin, që shërbeu edhe për golin e tretë të Werner. Në ndeshjen tjetër Hollanda mori një fitore shumë më të thjeshtë se tregon rezultati 1-2 me të cilin formacioni i Ronald Koeman fiton 90 minutat në transfertë. Oranje bënë një ndeshje të rëndësishme dhe morën avantazhin pas 32 minutash në goditjen me kokë të Georginio Wijnaldum. Mesfushori i Liverpool u përsërit 9 minuta më pas me një silurë nga 30 metra, duke bërë të pavlefshëm golin e Dragun në pjesën e dytë. 15 pikë për Hollandën e Gjermaninë, tre më shumë se Irlanda e Veriut: Koeman i afrohet Europianit, por duhet të mos rrëzohet në Belfast në 16 nëntor.
Në grupin E, Hungaria i bën presion Kroacisë me fitoren 1-0 përballë Azerbaixhan. Vendosi një gol i Korhut pas 10 minutash, por që i mjafton hungarezëve të shkojnë në 12 pikë, dy pas kroatëve që u bllokuar në 1-1 nga Uellsi i Bale. Pikërisht sulmuesi i Real Madrid barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë.
Polonia i bashkohet skuadrave që kanë marrë kualifikimin në Euro 2020, pas fitores 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut. 19 pikë dhe matematikisht bileta e prerë në Europian, edhe pse polakët duhet të luftojnë ende për vendin e parë në Grupin G, që kërcënohet nga Austria, vetëm tre distanca larg. Frankowski dhe Milik ndëshkuar në 6 minuta maqedonasit, që mbeten në vendin e tretë me 11 pikë por kanë pak shpresa të arrijnë austriakët, pesë pikë para tyre. Vendimtar për Austrinë goli i Posch që i dha fitoren 0-1 në transfertën me Slloveninë.
Russia shënon pesë në Qipro e pret biletën për Europian me dy ndeshje para kohe: në Nicosia Cheryshev zhbllokoi rezultatin pas 9 minutash, duke i rrëmbyer topin një mbrojtësi përpara se ta dërgonte në rrjetë. Të dytin e shënoi në të 23' Ozdoev, me portën bosh. Qipro, me 10 lojtarë pas kartonit të kuq në të 28' nga Laifis, u rrëzua në 10 minutat e fundit duke pësuar tre gola të tjerë Dzyuba (79'), Golovin (89') e sërisht Cheryshev (92'). Belgjika, e kualifikuar që më parë, ruajti serinë e vetëm fitoreve me 2-0 në Kazakistan. Avantazhin e shënoi Batshuayi (21'), me një prekje nga fare pranë, ndërsa Meunier (53') vulosi rezultatin. Në ndeshjen e fundit të grupit, Skocia luajti tenis me San Marinon, duke e mundur 6-0: tregolësh i McGinn (12', 27', 45') e më pas Shankland (65'), Findlay (67') e Armstrong (87').
EURO - QUALIFICATION:: GROUP C
Belarus 1 - 2 Netherlands
Estonia 0 - 3 Germany
EURO - QUALIFICATION:: GROUP E
Hungary 1 - 0 Azerbaijan
Wales 1 - 1 Croatia
EURO - QUALIFICATION:: GROUP G
Poland 2 - 0 North Macedonia
Slovenia 0 - 1 Austria
EURO - QUALIFICATION:: GROUP I
Kazakhstan 0 - 2 Belgium
Cyprus 0 - 5 Russia
Scotland 6 - 0 San Marino