Flash

“Champions largohet nga Stambolli?”: UEFA po vlerëson alternativën

Lapsi.al 14 October 2019
“Champions largohet nga Stambolli?”: UEFA po vlerëson

"Të heqësh një finale të Champions League është një akt i fortë nga pikëpamja sportive, nuk jemi ende në gjendjen për të folur për këtë". Këto janë fjalët e Michele Uva, zëvendëspresidenti i Uefa, në ndërhyrjen e tij për Radio 1, për të folur për implikimet sportive në luftën që ka shpërthyer nga Turqia në Siri e për mundësinë për të mos e zhvilluar finalen e programuar të Champions League në Stamboll. "Eshtë e qartë që do të vlerësojmë me presidentin Ceferin e komitetin ekzekutiv, por për momentin më duket e parakohshme të flasim për sanksione të këtij niveli", shtoi ai.

Uefa-s nuk i ka shpëtuar pa vëmendje përshëndetja e futbollistëve të Turqisë pas golit të fitores në ndeshjen kundër Shqipërisë në Stamboll. “Personalisht nuk e kam parë atë gjest, që sigurisht mund të ngjajnë një provokim. Rregullorja ndalon referime politike e edhe fetare? Po, e mund të garantoj që do ta ekzaminojmë këtë situatë. Më lejoni të kontrolloj”, pati deklaruar shefi i zyrës së shtypit të Uefa-s, Philip Toënsend, në lidhje me përshëndetjen ushtarake të bërë në fushë nga futbollistët e kombëtares turke, pas golit të minutës së 90 kundër kuqezinjve, në mbështetje të forcave të armatosura turke, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI