Flash

Përshëndetja ushtarake përfshin në polemika Emre Can e Gundogan: i gjithë faji është i një 'like'

Lapsi.al 14 October 2019
Përshëndetja ushtarake përfshin në polemika Emre Can e
Me inavazionin e ushtrisë turke në veri të Sirisë, futbolli e politika po përzihen gjithnjë e më shumë. Në Itali janë kritikuar, fillimisht juventini Merih Demiral e pastaj romanisti Cengiz Under, për disa postime në mbështetje të politiave të Erdogan. Në Gjermani ultràsit e St.Pauli kanë përgatitur një komunikatë, duke i kërkuar shoqërisë të mos lejojë Cenk Sahin të veshë përsëri fanellën e skuadrës së tyre të zemrës, për shkak se lojtari turk kishte publikuar një postim në favor të ushtrisë turke: "Nuk është gabimi i parë i Sahin mbi këtë temë. Në të kaluarën është shprehur në mënyrë pro-nacionaliste, për vdekjen e popullsisë kurde. Kërkojmë të mos e veshë më fanellën e St. Pauli". Ndërsa tani janë përshirë në stuhinë e polemikave edhe Gundogan e Emre Can.
Dy lojtarët e kombëtares gjermane kavë vënë "pëlqimin" tek një foto të publikuar nga sulmuesi i Turqisë Cenk Tosun që, pasi shënoi golin vendimtar në ndeshjen kundër Shqipërisë, festoi me përshëndetjen ushtarake: "Mendova se pëlqeva foton ennjë shokut tim të mirë – u mbrojt Gundogan –. Një djalë me të cilin kam jetuar në Manchester, që pati një periudhë të vështirë tek Everton, që shënoi një gol deciziv për kombëtaren e tij. Është dëshpëruese të shohësh pastaj historitë që shkruhen e hipotezat që bëhen për një like. 20 mijë persona të tjerë kanë pëlqyer foton, mes tyre futbollistë nga e gjithë bota. Më vjen keq që ata abashkalohen ndërsa për mua e Emre bëhet histori. Nuk kishim qëllime politike, ishte mbështetje për një shok. Jemi kundër cdo lloj lufte, në cdo vend të botës". Gundogan ishte kritikuar edhe në 2018 kur, pak javë nga nisja e Botërorit, u fotografua me Erdogan e Ozil. Në atë rast Ilkay kërkoi ndjesë, ndryshe nga Ozil që vendosi të largohej nga kombëtarja gjermane duke kritikuar tifozët e Dfb. "Nuk kishte mesazh politik, ishte vetëm vlerësim sportiv – konfermoi Emre Can –. Nuk më pëlqen lufta, shpresoj cdo ditë që të mbretrojë paqja në botë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI