Flash

Mjaft me racizëm, Uefa shpall luftë totale: "Edhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë"

Lapsi.al 15 October 2019
Mjaft me racizëm, Uefa shpall luftë totale: "Edhe qeveritë

"Ishte një kohë, jo shumë larg, në të cilën familja e futbollit kishte menduar se gjurma e racizmit ishte vetëm një kujtim i largët". Nis kështu komunikata e presidentit të Uefa Aleksander Čeferin, pas episodeve të vazhdueshëm të racizmit në stadiume. E fundit në rend kohor ndodhi gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 mes Bullgarisë e Anglisë. Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të koreve raciste të drejtuara lojtarëve anglezë me ngjyrë. "Po impenjohemi deri në fund për të eleminuar këtë të keqe nga futbolli, po bëjmë gjithcka".

"Rritja e nacionalizmit në të gjithë kontinentin ka nxitur disa sjellje të papranueshme dhe dikush mendoi se stadiumet ishin vendi i duhur për t'i dhënë zë këtyre ideve të frikshme", tha presidenti i Uefa. "Si organ drejtues, unë e di se ne nuk do të fitojmë asnjë konkurs popullariteti, por disa konsiderata të shprehura për qasjen e Uefa në luftën kundër racizmit janë shumë larg nga realiteti. Uefa, në bashkëpunim me Fare (Futbolli kundër Racizmit Evropë), ka vendosur një protokoll për të identifikuar dhe luftuar racistët. Sanksionet e vendosura nga UEFA janë ndër më të rëndat në botën e sportit ".

Sanksioni minimal në fakt parashikon mbylljen e pjesshme të stadiumit e si rrjedhojë me humbje ekonomike për klubet dhe një njollë për tifozët. "Uefa - vazhdon Ceferin - është organi i vetëm që skualifikon një lojtar për 10 ndeshje në rast të sjelljes raciste. Më besoni, ne jemi thellësisht të angazhuar për ta eliminuar këtë të keqe nga futbolli, po bëjmë gjithçka. Duhet të punojë së bashku me qeveritë dhe OJQ-të dhe të bëmjë luftë të përbashkët kundër racistëve. Federatat e futbollit, vetëm, nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Edhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë. Vetëm duke punuar së bashku në emër të nderit dhe etikës, do të bëjmë progres".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI