Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Icardi injoron Inter: "Nuk kam luajtur në skuadra të mëdha në të kaluarën. Nëse i takoj në Champions..."

Lapsi.al 16 October 2019
Icardi injoron Inter: "Nuk kam luajtur në skuadra të mëdha

Ka shënuar tashmë golin e parë në Ligue 1 e një tjetër në Champions, që nga arritja e tij në Paris. Përshtatja në Francë për Mauro Icardi, ka qenë më e thjeshtë se parashikohej: “Nuk e prisja kaq dashuri nga ana e tifozëve – ka shpjeguar sulmuesi argjentinas në ujë intervistë për La Gazzetta dello Sport - më kanë pritur mirë që nga stërvitja e parë në Parc de Prince. Pastaj pata fatin të luaj menjëherë kundër Real Madrid. Tani jam mirë, por duhet të punoj shumë, sepse kalova në verë një situatë të komplikuar dhe nuk isha në 100% kur mbërrita në Paris”.

"Èshtë pak ndryshe edhe pse nuk kam metër krahasimor, duke qenë se nuk kam luajtur në skuadra të tjera të mëdha në të kaluarën" ka deklaruar Icardi mbi diferencat mes Psg e Inter, që mbetet gjithnjë në majën e mendimeve të argjentinasit: "Tani ka një trajner si Conte që dëshiron të fitojë e lojtarë që duan të njëjtën gjë. I takon atyre të vazhdojnë punën që u përpoqëm ta bënim ne më parë për të reduktuar diferencën me Juve, që mbetet sidoqoftë në majë".

Befasish ish kapiteni zikaltër reshtohet në mbrojtje të Lukaku, që ëhstë lojtari që i ka marrë vendin tek Inter: "Nuk më duket se po kalon një moment vështirësie. Lukaku përfaqëson një investim të madh të shoqërisë, u kërkua me ngulm nga Conte e duhet të tregojë se është në lartësinë e pritshmërive. Por nuk është e lehtë për askënd të luajë në Itali. Serie A është kampionati më difensiv në Europë. Ndoshta ka nevojë për pak kohë të ambjentohet. Ka shënuar shumë në karrierë e do të bëjë akoma gola" ka siguruar Icardi.

"Për këtë vit jam tek Psg e objektivi im është të jap maksimumin për këtë fanellë" ka thënë përsëri sulmuesi, që nuk harron Inter dhe nuk e përjashton rikthimin: "Në fund të kampionatit, rreth majit e qershorit, do shohim cdo ndodhë. Èshtë akoma herët për të thënë dicka". Mund të jetë edhe nostalgji, por... "Nëse e takoj Inter në Champions? Si profesionist do të jap maksimumin për fanellën që mbaj veshur”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI