Flash

Kompany, si në Shqipëri, stërviste pa liçensë: Anderlecht gjobitet

Lapsi.al 15 October 2019
Kompany, si në Shqipëri, stërviste pa liçensë:

Federata belge e futbollit ka dënuar Anderlecht me një gjobë prej 5.000 euro, për shkak se Vincent Kompany po stërvit skuadrën pa patur licensën e kërkuar. Përvec kësaj gjobe, klubi i Brukselit është urdhëruar të respektojë normat mbi kualifikimet e trajnerëve, përndryshe licensa e tyre për sezonin 2020-2021 "do të refuzohet". Komisioni për licensat e Federatës belge akuzon ish-mbrojtësin e Manchester City se ka ofruar shërbimin e tij si trajner pa licensën e kërkuar UEFA.

Kompany, pasi hoqi dorë nga futbolli i luajtur, pranoi ofertën e Anderlecht për të drejtuar një nga skuadrat më të rëndësishme në kampionatin belg.

Drejtimin pa patur licensën përkatëse ishim mësuar ta shihnim në kampionatet tona, kur trajnerë pa licensë nuk figuronin në listat e Federatës si trajnerët e skuadrës, por drejtonin ekipin nga pankina, për ti lënë vendin në bordero zakonisht drejtorëve teknikë që kishin licensen UEFA të duhur. Kompany ndoshta ka menduar se mund ta kalojë kështu, por në Belgjikë nuk fal njeri...

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI