Flash

E paimagjinueshmja/ De Laurentiis i hap derën tradhëtarit: "Nëse Ancelotti e kërkon..."

Lapsi.al 18 October 2019
E paimagjinueshmja/ De Laurentiis i hap derën tradhëtarit:

Mesazhi për Insigne, paralajmërime për Mertens e Callejon. Aurelio De Laurentiis i ka hapur rrugë komenteve të derdhura lumë tashmë për të ardhmen e Napolit, pas deklaratave mbi merkaton, pa asnjë filtër. Befasia e madhe e të gjithë tifozëve, që ka ngjallur njëkohësisht dashurinë e urrejtjen, është ajo për një rikthim spektakolar të Gonzalo Higuain, tardhëtarit të madh për tifozët e Napolit, pas kalimit tek Juventus. "Përsé jo, nëse Ancelotti ma kërkon...".

Pas 36 golave të shënuar në 35 ndeshje në 2015-16 në drejtimin e Maurizio Sarri, Pipita kaloi me shpejtësi të jashtzakonshme nga figura e heroit në San Paolo, tek tradhëtari i urryer, pas kalimit të tij tek Juventus, kundërshtari direct për titullin në vitet e fundit. Një lamtumirë e pagëlltitur asnjëherë nga tifozët, pas 90 milionë euro të paguara nga Zonja e Vjetër por edhe raportet e tensionuara, si janë shpjeguar më pas, të Higuain me presidentin De Laurentiis, që ka shpërthyer tërbimin e tij pas golit të sulmuesit bardhezi në San Paolo.

Një raport delikat e kurrë i shpjeguar deri në fund, por në të cilin De Laurentiis – të paktën sipas fjalëve të fundi – duket se nuk mban kujtime të këqija ose inate: "Nuk më takon mua të flas ose të mendoj për një rikthim të Higuain e Ancelotti nuk ma ka kërkuar kurrë. E nëse do ta bënte do ti thosha: përse jo?".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI