Flash

Foto fakt/ Daily Mirror zbulon negociatat: Pogba takohet me Zidane në Dubai

Lapsi.al 18 October 2019
Foto fakt/ Daily Mirror zbulon negociatat: Pogba takohet me Zidane në Dubai
Nuk do të jetë në ndeshjen e madhe të Premier League mes Manchester United e Liverpool, mesfushori kampion bote Paul Pogba. Dëmtimi në kavilje e detyron francezin për një ndalesë të detyruar. Ndërkohë, mesfushori po i gëzohet pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtareve, me pushime në Dubai, në shoqërinë e … Zinedine Zidane. Daily Mirror ka publikuar një foto që tregon Oktapodin që bisedon në anë të pishinës me teknikun e Real Madrid. Një foto që është bërë menjëherë virale e që ka shumëfishuar zërat e merkatos. Që Pogba dëshiron të largohet nga Manchester nuk është një mister. E Spanja mund të jetë një destinacion i preferuar për francezin. Tratativa me Real Madrid, në fakt, nuk është e re: edhe në verën e kaluar Red Devils kishin hyrë në bisedime me klubin madrilen, por gjithcka u mbyll pa u konkluduar. Tani transferimi i ish-mesfushorit të Juventus mund të kthehet në tavolinë: Zidane e konsideron Pogba zgjedhjen e parë për të përforcuar mesfushën e ndoshta në këtë takim të dy kanë folur pikërisht për këtë gjë. Zidane ishte në Dubai për konferencën e përfshirjes së inteligjencës artificiale në botën e sportit. Pogba ndodhet aty për pak relaks, duke mos qenë i impenjuar me kombëtaren e Francës për shkak të dëmtimit. Në këtë rast, ndoshta lojtari ka patur mënyrën të bindë edhe më shumë trajnerin e blancos ta marrë me vete.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI