Flash

"Nëse s'ka durim, pasojat do t'i vuajnë të gjithë...": deklarata e Memës duket si paralajmërim: "Te Tirana gjërat bëhen tragjike"

Lapsi.al 18 October 2019
"Nëse s'ka durim, pasojat do t'i vuajnë të

"Ndoshta te ky klub, gjërat bëhen pak tragjike" me këto fjalë tekniku i Ardian Mema futet në cështjen më të nxehtë tek Tirana, pankina. Javët e fundit nuk kanë qenë aspak positive për Memën, që e ka ndjerë tokën në këmbë të lëvizë. Një rezultat tjetër negativ mund ta bëjë atë kundër Lacit, të fundit në pankinë për teknikun e Tiranës, që megjithatë e merr me qetësi, duke i kujtuar të gjithëve, drejtuesve të parëve, se një project ka nevojë për durim e qetësi për të patur sukses: "Pritshmëritë janë të larta - shpjegoi Mema -. Nëse do i marrim gjërat me qetësi dhe kujdes, ndodh që një klub ka një projekt, dhe unë e mendoj se projekti duhet çuar deri në fund. Pjesa tjetër, kur që ndeshjen e parë apo të dytë, diskutohet direkt kjo cështje, do i bëjë dëm të gjithëve, edhe futbollistëve. Unë nuk jam magjistari apo profeti i futbollit, që të them se do largohem kur të dua unë. Drejtuesit duhet të kuptojnë, se klubit i duhet qetësia".

Tirana pret Laçin, shtatë muaj nga përplasja e tensionuar, pas incidenteve në tunelin e dhomave të zhveshjes, në një sfidë ku bardheblutë kërkojnë të ndryshojnë situatën e tyre. Kryeqytetasit vijnë nga tre ndeshje pa fitore dhe kundër kurbinasve duhen tre pikët për të qetësuar atmosferën brenda klubit. Natyrisht tekniku Ardian Mema e ka të qartë llojin e ndeshjes që e prêt, por ka bindjen në potencialin e skuadrës për të dalë fituese. Laçi do të mbërrijë në Selman Stërmasi me Armando Cungun në drejtim të skuadrës, pasi shkodrani zëvendësoi Sulejman Starovën në pankinën bardhezi. Lëvizje që do të kishte qenë më mirë të mos ndodhte para ndeshjes, ashtu si shpjegon Mema, për shkak se tashmë kurbinasit mund të kenë tjetër grintë dhe impact taktik:

"Nuk do thosha me Starovën apo dikë tjetër, por Laçi kishte një lloj fizionomie te loja e vet, dhe pak a shumë e dinim mirë. Starova e kishte drejtuar Laçin që vjet, dhe e dinim si luajnë. Por, dimë edhe si luan Cungu. Do e kishim më të thjeshtë për ta përgatitur ndeshjen me Starovën. Do e kemi më të vështirë me Cungun nesër".

Tiranës i peshon më shumë se gjithcka humbja në derbin me Partizanin, që është sigurisht edhe sfida me ndjeshmërinë më të lartë tek tifozët dhe drejtuesit e klubit. Por gabimet individuale i kanë kushtuar Tiranës në total tre ndeshje radhazi pa fitore e megjithatë në favor të bardhebluve e teknikut Mema është ngjeshja e renditjes, ku gjashtë skuadrat e para ndahen vetëm nga një pikë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI