Flash

Lionel Messi: Neymar? Disa njerëz në klub nuk e duan rikthimin e tij

Lapsi.al 18 October 2019
Lionel Messi: Neymar? Disa njerëz në klub nuk e duan rikthimin e tij

Ky nuk është sekret, fjala e Lionel Messi është e rrallë. Edhe e shenjtë. Kështu që kur "La Pulga" vendos të thotë disa fjalë në një media, ne i dëgjojmë. Dhe me kujdes. Sidomos pasi argjentinasi kurrë nuk del nga rruga e tij për të thënë atë që mendon, ashtu si në intervistën e tij të fundit për Metro 95.1.

Kolegët tanë diskutuan një mori temash me pesë herë fituesin e Topit të Artë, ku spikat një më shumë se të tjerat: kthimin e dështuar të Neymar te Barça në sesionin e fundit të transferimit, në verë. Versioni zyrtar gjithmonë konsiston në thënien se PSG i ka mbyllur dyert dy herë, dhe se Barça dukej se nuk kishte mjetet ... Por realiteti është më kompleks.

"Ishte e vështirë për ta rikthyer... Së pari, ishte e vështirë për ta nxjerrë nga Parisi. Dhe ishte gjithashtu e vështirë për Neymar të shkonte në rrugën e kundërt për shkak të mënyrës se si shkuan gjërat në atë kohë. Ka njerëz në klub të cilët nuk donin që ai të kthehej. Në nivelin sportiv, Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë. Por nga ana tjetër, pretendimet e brendshme ishin të kuptueshme", pranoi Messi.

Messi nuk u fsheh kur u diskutua kontrata e tij me Barçën. Një thashethem i vazhdueshëm tregon se argjentinasi mund të vendosë vetëm momentin e largimit të tij, por, përsëri, realiteti duket më kompleks. "Ne biseduam për këtë kohët e fundit, ashtu siç kishte bërë klubi me Andrés Iniesta dhe të tjerët ... Unë e kam thënë tashmë: Do të luftoj derisa të mos mundem më, por natyrisht mund të qëndroja këtu gjatë gjithë jetës sime", përfundoi lojtari i rritur në La Masia.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI