Flash

Uefa vendos, në short Rusia e Kosova të ndara: përplasjet direkte në fushë neutrale

Lapsi.al 19 October 2019
Uefa vendos, në short Rusia e Kosova të ndara: përplasjet direkte

Skuadrat që vijnë nga Kosova e Rusia do të qendrojnë të ndara në kompeticionet e Uefa-s. Është vetë organizmi drejtues i futbollit europian që e ka bërë të ditur, pas mbledhjes së Panelit të Emergjencave për të diskutuar situatën përsa i përket skuadrave të dy vendeve. "Duke patur parasysh rreziqet për sigurinë për sa i përket ndeshjeve të skuadrave të Rusisë e Kosovës, Paneli vendosi që skuadrat e dy shteteve të mos përplasen në kompeticionet Uefa deri në një njoftim të dytë" shkruhet në komunikatë.

Për sa i përket kualifikueseve për Europianin e femrave 2021, shortuar për Grupin A, Paneli i Emergjencave Uefa ka vendosur që të dyja ndeshjet (Kosovë-Rusi, e programuar fillimisht për tu luajtur në 4 tetor 2019 e pastaj shtyrë për të një datë ende të pacaktuar; e Rusi-Kosovë, në 9 qershor 2020) do të organizohen nga dy federatat në fushë neutrale. Një vendim i tillë ishte marrë edhe për ndeshjet mes skuadrave ruse e ukrainase.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI