Flash

Një komb në kaos: dorëhiqet trajneri i Bullgarisë, arrestohen 5 të tjerë për racizëm

Lapsi.al 18 October 2019
Një komb në kaos: dorëhiqet trajneri i Bullgarisë,

Pas ndjesës publike për koret raciste të një grupi pseudo-tifozësh kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë, tani vjen dorëheqja: Krasimir Balakov nuk është më trajneri i Bullgarisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federta vendase, që ka pranuar vendimin e trajnerit. Zgjedhja e trajnerit të ri do të bëhet nga zëvendëspresidenti Yordan Lechkov. Ndërkohë, në Sofie janë arrestuar 5 tifozë të tjerë: po studiohet përjashtimi përjetë nga stadiumet.

Vazhdojnë të rrëzohen koka në futbollin bullgar, pas episodeve të turpshme të racizmit gjatë ndeshjes së të hënës, për kualifikueset e Euro 2020 kundër Anglisë. Pas presidentit të Federatës Borislav Mihaylov, sot ishte radha e teknikut Balakov, që zyrtarisht e la detyrën për shkak të rezultateve të dobëta në muajt e fundit, por është e paimagjinueshmë që vendimi nuk është maturuar nga ngjarja kundër Anglisë.

Ndërkohë, autoritetet bullgare vazhdojnë gjuetinë e autorëve të korëve e gjesteve: pasi ndaluan të mërkurën 6 persona, mes të cilëve edhe një djalosh 18 vjecar i akuzuar se është "një hooligan i vërtetë" e që tani rrezikon një dënim deri në 5 vjet burgim, radhën e patën 5 të tjerë të ndaluar sot. Lajmin e ka komunikuar ministria e Brendshme bullgare, duke saktësuar se edhe për ata akuza është se kanë bërë përshëndetjen naziste e kanë imituar britmat e majmunit për të ofenduar lojtarët anglezë me ngjyrë. "Bëhet fjalë për sjellje të ndaluara - lexohet në komunikatën e ministrisë -, e për këtë janë arrestuar. Policia do të vazhdojë punën e saj".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI