Flash

"Guardiola fshihej nga unë...": Zlatan bën diferencën mes spanjollit dhe Mourinho

Lapsi.al 19 October 2019
"Guardiola fshihej nga unë...": Zlatan bën diferencën

Skuadra, Zlatan Ibrahimovic, ka ndryshuar shumë në karrierë, trajnerë gjithashtu. Por dy, kanë shenjuar në të mirë e të keqe karrierën e suedezit: bëhet fjalë për Jose Mourinho (tek Inter e United) e Guardiola (në aventurën e pafat tek Barcellona në 2009/2010). E sigurisht edhe opinioni i lojtarit për ta është diametralisht i kundërt.

Për portugezin, Ibrahimovic nuk ka vec fjalë vlerësimi e afeksioni: "Dëgjohemi ende, pati një impakt të pabesueshëm në karrierën time". Pavarësisht një periudhe pa tituj, për ish-Chelsea, Ibra është i sigurtë: "Ai është ende Special One, një fitues. Shpresoj të kthehet shpejt në një pankinë, e jam i bindur se do të fitojë menjëherë".

Me Pep Guardiola, ndërkohë, Zlatan nuk do të konsumonte as një kafe: "Nuk patëm kurrë një përballje, vetëm për fajin e tij". Por janë të tjera gjëra që e bezdisin më shumë: "Kur kemi pasur fërkime , nga unë fshihej. Priste të kaloja, pastaj dilte nga dhomat e zhveshjes. Si trajner është një fenomen, por si njeri..."

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI