Flash

Kovac, orët e numëruara tek Bayern Munchen. Edhe Neuer i del kundër: "Këtu ka një problem mendje"

Lapsi.al 20 October 2019
Kovac, orët e numëruara tek Bayern Munchen. Edhe Neuer i del

Bëhet gjithnjë e më e lekundur pankina e Nico Kovac tek Bayern Munchen. Tekniku kroat, që vitin e kaluar i shpëtoi shkarkimit duke fituar Meisterschale, e ka nisur sezonin e ri me shumë ulje e ngritje si fitorja e jashtëzakonshme në shtëpinë e Tottenham në Champions League e disa hapa fals në Bundesliga ndër të cilat edhe ajop e një dite më parë kundër Augsburg.

Një barazim që i ka hequr kampionëve në fuqi mundësinë të kthehen në krye të klasifikimit (pavarësisht ndalesave të Leipzig e Borussia Moenchenglabach) e që ka tërbuar drejtuesit bavarezë, që duken të mërzitur nga luhatjet e skuadrës. Drejtuesit e Bayern kanë dalë nga WWK Arena dukshëm nervozë, pas një ballafaqimi me trajnerin: Hoeness i likuidoi gazetarët me një “nuk kam kohë për të folur”, ndërsa Rummenigge ishte edhe më misterioz: “Kohë kam, por nuk do të them asgjë”.

Ai që foli ishte Manuel Neuer, që për mikrofonët e BILD ka shpjeguar qartë se rendimenti i Bayern i këtyre ndeshjeve të para nuk është i denjë për një skuadër kaq të fortë e nisi edhe një mesazh për Kovac: "Të fitosh vetëm 4 ndeshje në 8 nuk është mirë, nuk është ky niveli jonë: nëse pëson gol në fillim e në fund të ndeshjes do të thotë se ka një problem mendje. Ky këtu nuk është Bayern Munchen".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI