Flash

Dy ndeshje në më pak se 48 orë, City e Wolves plasin polemikat: "Ndoshta 'broadcasters' janë tifozë me ndonjë klub"

Lapsi.al 20 October 2019
Dy ndeshje në më pak se 48 orë, City e Wolves plasin polemikat:

Periudha e Krishtlindjes në Premier League sjell shumë ndeshje e po aq polemika. Këtë vit gati për luftë janë Manchester City e Wolverhampton, të detyruar të luajnë dy ndeshje në më pak se 48 orë. Pep Guardiola nuk heziton të japë goditjen e tij: "Ndoshta ata që transmetojnë ndeshjet (broadcasters) janë tifozë të ndonjë klubi - sulmoi menaxheri katalanas - Që kur jam këtu është gjithnjë e njëjta histori, komandojnë televizionet". I ashpër edhe pozicionimi i Nuno Espirito Santo: "Eshtë absurde e qesharake".

Mund të jetë edhe zbavitje për tifozët e gjithë të apasionuarit e Premier League, por është shumë më pak për trajnerët e lojtarët, duke qenë se këta të fundit janë thirrur në cështje për një 'tour de force' të vërtetë. Ajo që pret City e Wolves në fakt është vërtetë e pabesueshme: kampionët në fuqi do të luajnë pikërisht kundër Wolverhampton në Moulineux në 27 dhjetor në orën 19:45 angleze e pastaj duhet të presin në shtëpi Sheffield United në 18.00 të datës 29 dhjetor, dy ndeshje në rreth 46 orë. Më keq akoma e kanë Wolves që duhet të përballen me City e Liverpool në më pak se 45 orë. "Është e vështirë dhe e rrezikshme - shpjegoi Espirito Santo - 45 orë, është e pamundur të luash një ndeshje tjetër. Është absurde e qesharake. Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, por personat që marrin këto vendime nuk e kanë as idenë më të vogël të impaktit fizik që ka mbi lojtarët".

Në mbështetje të dy kolegëve vjen edhe Jurgen Klopp, që mohon akuzat që e përflasin Liverpool të favorizuar ("nuk është e vërtetë, kemi një ndeshje më shumë se City e në dhjetor duhet të shkojmë në Qatar për Botërorin e Klubeve"). "E kuptoj 100% tërbimin e City, nuk është e pranueshme të luash dy ndeshje në 46 orë. Na ka ndodhur edhe në në 2016, duhet punuar në këtë drejtim" tha gjermani.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI