Flash

Ceremoni e blinduar, pa celularë dhe me një mbret të ftuar: martohet Nadal

Lapsi.al 20 October 2019
Ceremoni e blinduar, pa celularë dhe me një mbret të ftuar:

Rafael Nadal ka thënë po. Pas 14 vjet fejese, kampioni spanjoll është martuar me mikeshën historike Xisca Perello në Sa Fortaleza, një vend luksoz në komunën e Pollenca, në pjesën veri-lindore të Majorkës. Ka qenë në fakt një ceremoni e blinduar, e zhvilluar në mënyrë private: 350 të ftuar, mes të cilëve trajneri Carlos Moya e tenistët Feliciano Lopez, Fernado Verdasco e David Ferrer. Mungonte rivalki dhe miku Roger Federer, i impenjuar në aktivitete promocionale të lidhura me turneun e Basel. Mes të ftuarve edhe edhe Juan Carlos, Mbreti i Spanjës nga 1975 në 2014, e shumë vip të tjerë.

E organizuar në një lloj "Fortese" me hyrje private dhe me ceremoninë e drejtuar nga prifti Tomeu Català, ceremonia martesore e Nadal është zhvilluar në mënyrë shumë të rezervuar. Rreth vetes, për të kuorëzuar historinë e dashurisë me Xisca, e nisur në 2005, Rafa ka dashur shumë miq e persona të rëndësishëm për të. Me dëshirën e shprehur nga cifti, të gjithë të ftuarve i është kërkuar të mos mbanin celularë.

Sipas të dhënave të para, fustani i nuses është dizenjuar nga stilistja spanjolle Rosa Clarà, kostumi i Nadal nga stilisti italian Brunello Cucinelli. Për sa i përket pritjes, sipas Adnkronos, pjesa e kulinarisë i është besuar chef maiorkin Macarena 'Maca' de Castro, që ka një restorant me një yll Michelin në Puerto de Alcudia.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI