Flash

Analiza/ Lautaro dominues, Lazaro... shkatërrimtar: Inter kthehet papritur 'i çmendur'

Lapsi.al 20 October 2019
Analiza/ Lautaro dominues, Lazaro... shkatërrimtar: Inter kthehet papritur

Inter i çmendur, ose gati...: zikaltrit dominuan Sassuolo për 3/4 e ndeshjes e pastaj, papritur, rrezikojnë të kompromentojnë gjithcka, në 15 minuta të gjata të një frike të madhe. Një rënie fizike e mentale që për pak nuk dëmtoi një përfaqësim të mirë, të paktën deri në penalltinë e 4-1 të Lautaros. Ndonjë defekt edhe mund të jetë vënë re, por në përgjithësi veprimet individuale e kolektive legjitimuan rezultatin.

Spikati mbi të gjithë Lautaro Martinez, sulmuesi që shpërtheu pas golit kundër Barcellona e që atëherë nuk ka zbritur nga nota 8 e vlerësimit: i aftë para portës, i cmuar në kombinime me shokët, luftëtar e rifinitor në të njëjtën kohë. Këmbë të mira, sens goli, tipik amerikano latin. E në një skuadër jetime nga fari i saj i mesfushës, Sensi, për të cilin është lënë një mundësi e hapur rikuperimi për ndeshjen e Champions me Dortmund, vlerësimet më të mëdha shkojnë për Brozovic i aftë të ndërtojë pa pushim në zonën nevralgjike të fushës.

Tregues pozitiv ka dhënë edhe Lukaku (jo vetëm për dy golat) e Candreva, i palodhshëm në krah. Gjithcka në rregull deri në minutat e fundit, ku erdhi errësira totale, që koincidoi me hyrjen në fushë të Lazaro. Një black-out që natyrisht nuk lidhet ekskluzivisht me anësorin austriak, por pa dyshim që topi i humbur menjëherë nga ish- Hertha Berlin, që nisi aksionin e 2-4, ndihmoi të frikësonte Inter. Por nga aty rënia ishte kolektive dhe Inter u kthy të ishte konfuz, i lodhur e i frikësuar. Paqartësi të rënda që në fund kundër Sassuolo nuk kushtuan tre pikët, por kundër Dortmund vështirë se nuk do të rezultonin fatalë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI