Flash

Menaxheri i Hysaj kërcënon Napolin: "Ikim në janar, përndryshe në verë me parametër zero"

Lapsi.al 21 October 2019
Menaxheri i Hysaj kërcënon Napolin: "Ikim në janar,

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e Radio Kiss Kiss Napoli për mundësitë e shitjes së të asistuarit të tij. Nuk ka përdorur lojëra fjalësh, madje ka paralajmëruar Napolin cfarë ndodh, nëse nuk gjejnë një sistemim për shqiptarin në merkaton e janarit.

“Unë e De Laurentiis kemi një raport të mirë, nuk kemi patur kurrë probleme. Edhe kur ishte hapur tratativa me Valencia, nga ana e Napolit ishte dëshira e mirë, por nuk kishte kohë. Eshtë në interes të të gjithëve që lojtari të transferohet në janar, duke qenë se është në skadencë kontrate e Napoli, që një vit më parë refuzoi 50 milionë nga Chelsea, rrezikon ta humbasë me parametër zero. Kërkoj të tregoj respekt për De Laurentiis e klubin. Presidenti nuk më ka bërë premtime, nuk kishte nevojë. Mirëkuptimi do të na shërbejë ti bëjmë gjërat mirë. Nëse sot Hysaj nuk do të ishte i dëmtuar do të ishte duke luajtur. Eshtë një futbollist i mirë. Nuk është e thënë të mos e bëjë deri në qershor. Ndoshta Napoli do të dojë ta mbajë deri atëherë duke i dhënë hapësirë.

Në lidhje me destinacionin e ardhshëm: “Valencia është një pistë për tu përjashtuar tani. Ne marrim në konsideratë gjithcka, edhe jashtë edhe në Itali”. Pikërisht, aty ku është Roma e interesuar: “Patëm folur në verë, tani është ende herët. Hysaj ka një kosto, si karton e si pagesë, kështu që nuk është një operacion për 1 minutë punë”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI