Flash

Atalanta impresionon Guardiolan: "Mendoj për Gasperinin, atë që mendoja për Sarri"

Lapsi.al 21 October 2019
Atalanta impresionon Guardiolan: "Mendoj për Gasperinin, atë

Ajo që kuptohet nga fjalët e Pep Guardiola në vigjilje të ndeshjes kundër Atalanta është në substancë vlerësimi për skuadrën zikaltër: "Ajo që mendoja për Sarrin është ajo që mendoj për Gasperini.Ajo që bëri vitin e kaluar është e pabesueshme, është sikur të kishte fituar kampionatin. Kanë kurajo, luajnë për tifozët, sulmojnë duke ndërmarrë shumë rreziqe: është kënaqësi ti shohësh të luajnë" u shpreh tekniku i Manchester City në konferencë për shtyp.

Për teknikun e Manchester City mund të jetë një lloj derbi, duke patur parasysh të kaluarën e tij si futbollist tek Brescia: "Isha shumë i lidhur me familjen Corioni, më kanë trajtuar shumë mirë. E di që është një ndeshje speciale për ta, por nuk kam folur me askënd edhe pse kam ende miq në shoqërinë breshiane".

Duke lënë mënjanë deklaratat e kortezisë, Champions është objektivi kryesor i City: "Kam shumë besim në skuadrën time, por e di që ekzistojnë klube të tjera që kanë kualitet për të arritur tek trofeu. Ta nisim duke bërë 6 pikë për tu kualifikuar në 1/8 e finales".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI