Flash

Parma e Kombëtarja, Dermaku qendron me këmbë në tokë: “Çfarë emocioni debutimi në Serie A 27 vjeç”

Lapsi.al 21 October 2019
Parma e Kombëtarja, Dermaku qendron me këmbë në tokë:

Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Parmës, që ka bërë sot debutimin me fanellën e dukalëve, e ka komentuar kështu triumfin 5-1 ndaj Genoa: “Për mua ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm, sepse kam një farë moshe, 27 vjeç. Shokët më kanë ndihmuar shumë, kemi qenë të zotë dhe kështu edhe individualisht jam shumë i kënaqur. Kemi qenë të zotë në momentet e vuajtjes, por edhe duke e dërguar topin brenda në rrjetë çdo rast që kemi pasur. E dimë cili është objektivi dhe duhet të fluturojmë ulët. Tani të zerojmë gjithçka dhe e rinisim nga ndeshja e ardhshme në Milano. Për mua ishte e rëndësishme të gjendesha sa më parë gati. Duhet të rifalënderoj të gjithë që më kanë bërë të ndihem në qetësinë time: e dija që herët apo vonë do të kishte ardhur momenti, jam i kënaqur që kam qenë sa më shpejt gati”.

- Pse zëvendësimi në fund?

- Kam pasur dhimbje abdominale, ndoshta ishte pak nga lodhja, por asgjë e rëndësishme.

- A do të nisë rivaliteti me Bruno Alvesh?

- E dimë sa e vështirë është Seria A. Bruno Alvesh është një referim për mua, një kampion prej të cilit përpiqem të mësojë sa më shumë: është një shembull, është shoku më i fortë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Vetëm mund të rritem pranë tij. Skuadra ka bërë një ndeshje të madhe, kemi kufizuar dëmet. Nëse ishte për të vuajtur kemi vuajtur. Do të ketë ndeshje në të cilat do të vijnë momentet e vështira, por duhet të vazhdojmë të punojmë kështu dhe të fluturojmë ulët të arritur objektivin kryesor”.

- Kombëtarja?

- Falënderoj stafin që më ka dhënë besim pavarësisht se nuk luaja tek Parma. Më kanë dhënë minuta në këmbë duke më bërë të luajë në skena të rëndësishme… Dhe babai im sapo e ka dëgjuar që luaja, ka ardhur menjëherë nga Kosova.

- Si duhet vazhduar?

- Duhet të punojmë kështu, siç bëjmë në çdo stërvitje. Sa më parë të arrijmë objektivin, aq më mirë është. Stimujt dhe motivimet bëjnë ndryshimin. Tani të shohim trajnerin se si do ta përgatisë ndeshje ndaj Interit. Dimë vetëm që do të jetë shumë e vështirë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI