Flash

Topi i Artë, Sarri, Dybala apo Higuain...e pyesin për gjithcka, përveç se... Ronaldo turpëron gazetarët

Lapsi.al 21 October 2019
Topi i Artë, Sarri, Dybala apo Higuain...e pyesin për gjithcka,

"Askush nuk më pyeti për Lokomotiv në fakt", ka thënë Cristiano Ronaldo, duke lënë pa fjalë gazetarët në fund të konferencës për shtyp, në vigjilje të ndeshjes së Champions League kundër rusëve. Portugezi i Juventus është pyetur për gjithcka, përvecse se asaj që ishte edhe qëllimi i konferencës dhe në fund, me një batutë të stilit CR7 shënoi në portën e mediave...

Për të tjerat, Ronaldo është përgjigjur, pa krijuar divergjenca, por duke u kujdesur të mos keqkuptohet: "Mosha është një numër e nuk do të thotë se je në fund. Unë mund ta tregoj me përfaqësimet e mia, për mënyrën si luaj, si ndihem në formë më i kthjellët e më i pjekur se më parë. Kjo them se bën diferencën. Dybala e Higuain janë fantastikë, ashtu si Cuadrado e Bernardeschi. Të gjithë janë të shkëlqyer e bëjnë më të mirën e tyre".

Në dekadën në të cilën i gjithë diskutimi është nëse Topin e Artë do ta fitojë Ronaldo apo Messi, portugezi, të paktën me fjalë, nuk duket shumë i shqetësuar për Topin e Artë: "Nuk është i rëndësishëm, të rëndësishëm janë trofetë kolektivë. Kemi bërë një sezon fantastik e kemi nisur mirë këtë. Ajo që ka rëndësi është të fitojmë ndeshjen nesër, nëse ia dalim jemi 50% të kualifikuar".

Në fund edhe një vlerësim për Sarri, lojën e teknikut dhe idenë për ta vendosur Ronaldon në pozitat për të shënuar edhe më shumë: "

Më pëlqen mënyra me të cilën kërkon që skuadra të luajë. Ka më tepër besim, krijojmë më shumë raste. Ajo që ka ndryshuar është mënyra si lëvizim. Ndoshta nuk bëjmë gola sa duam, por krijojmë" përfundoi Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI