Flash

Moratti: "Ibrahimovic tek Inter? Unë një çmenduri ndoshta do ta kisha bërë..."

Lapsi.al 21 October 2019
Moratti: "Ibrahimovic tek Inter? Unë një çmenduri ndoshta

Dy gjëra janë në mendjen e Inter: kampionati, me luftën titull, merkato, me idenë Ibrahimovic. Argumente që tifozi numër 1 zikaltër në Itali (e në botë) Massimo Moratti ka diskutuar në një intervistë ekskluzive për SportMediaset. E nëse për titullin ish-presidenti mundet vetëm të presë e të shpresojë, goditjet e merkatos janë ato që kanë joshur gjithnjë Moratti, sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë lëvizje që i shkon pranë cmendurisë sportive: "Të rikthesh Ibrahimovic në Itali? Ndoshta, unë ndonjë cmenduri edhe mund ta kisha bërë (nëse do të ishte ende numri 1 i klubit) por duhet ruajtur ekuilibri e të respektohen lojtarët që janë aktualisht. Në këto raste duhen marrë në konsideratë të gjitha situatat" .

Nga Ibrahimovic tek Conte, atëherë, me teknikun e ri zikaltër që ka kaluar provën, jo vetëm për punën në fushë: "Nuk më ka befasuar mënyra e tij e të punuarit. Pritej: ka grintë, është serioz si trajner, mendon plotësisht për Inter. Po punon shumë mirë".

Aq mirë në fakt sa është ngjitur pas Juventus: "Besoj se Inter do të luftojë deri në fund për të bërë mirë. Sigurisht që Juventus ka treguar edhe në terma lojtarësh klasi se ka mundësitë më të mëdha e pastaj vjen nga një seri titujsh të fituar, që do të thotë se ka tjetër shpirt, por Inter po tregon se ka kualitetet dhe karakterin e nevojshëm për të luftuar për kampionatin".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI