Flash

Statistika për të përmirësuar zbulimin e talenteve: FSHF i ofron klubeve platformën Wyscout

Lapsi.al 21 October 2019
Statistika për të përmirësuar zbulimin e talenteve: FSHF i

Në kohën kur futbolli është mundësi e analizë, pa lënë mënjanë nuhatjen për zbulimin e talenteve, një asist klubeve të Superiores i vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit: Departamenti i Analizës, Skautizimit dhe Inovacionit në institucionin që administron futbollin në vend ka blerë platformën Wyscout për 4 vite, e cila i është ofruar klubeve të Kategorisë Superiore.

Kjo platformë i jep mundësi klubeve të sigurojnë të dhëna statistikore mbi ndeshjet që ato kanë zhvilluar, ndeshjet e rradhës që do të duhet të përgatisin, të monitorojnë dhe marrin informacion për lojtarë në 124 shtete të botës dhe 400 kampionate. Në të njëjtën kohë, FSHF do ti ofrojë falas, ashtu si aksesin në dy llogari Wyscout, edhe kurse për video-analistë klubeve të Kategorisë Superiore dhe klubeve të interesuara nga Kategoria e Parë.

Komunikata e Wyscout

Wyscout njofton partneritetin me FSHF për të mbështetur zhvillimin e futbollit profesionist në Shqipëri.

Wyscout do ti japë akses në bazën e saj të të dhënave, video e informacion, të gjithë klubeve të Kategorisë Superiore, duke mbështetur procesin e zbulimit e analizës së performancave.

Wyscout, agjensia lider në zbulimin, për Klube profesionistë e skuadra kombëtare, është e lumtur të nisë bashkëpunimin e saj me Federatën e futbollit të Shqipërisë e Departamentin e Analizës, Scouting e Inovacionit me një projekt afat-gjatë, të fokusuar në zhvillimin e proceseve të rekruitimit e mbi analizën e performancave, duke përfshirë të gjithë klubet e Kategorisë Superiore e gjithë skuadrat kombëtare.

Falë eksperiencës së gjatë krah klubeve më të mëdhenj si PSG, Manchester United, Juventus, Bayern Munchen e skuadra kombëtare, Wyscout garanton mbështetjen për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, përmes vendosjes në dispozicion të teknologjisë më të mirë për video-analiza e identifikimin e talenteve, duke lehtësuar punën e përditshme të zbuluesve.

“Duam të mbështesin zhvillimin e futbollit global, duke ndihmuar shoqëritë sportive të të gjithë niveleve të marrin vendime të rëndësishme e informata përmes përdorimit të kombinuar të videove e të dhënave. Me këtë akord klubet shqiptare do të kenë më në fund akses në instrumentat për të cilat kanë nevojë që të zhvillohen”- ka deklaruar Sam Lloyd, i VP Elite Sports.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI