Flash

Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës

Lapsi.al 21 October 2019
Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson

Sheffield United i ka bërë një surprizë të hidhur Arsenal, duke e vënë përfund në “Bramall Lane” me golin Lys Mousset, që i shkakton Gunners humbjen e dytë në Premier League. Ka rezultuar një transfertë shumë më e vështirë se e mendonte Emery, që mund ta shmangte humbjen vetëm me silurën e Granit Xhakës, të cilit i mohoi golin ndërhyrja spektakolare e Henderson.

E megjithëse londinezët patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke rrezikuar disa herë në momentet e para, Sheffield mori avantazhin në minutën e 30-të me Mousset, që shfrytëzoi afër portës topin e mbërritur nga goditja e O'Connell, në zhvillimet e një goditje këndi. Arsenal kërkoi barazimin dhe mund ta gjente pak minuta përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, por goditja e fuqishme e Xhakës gjeti reagimin spektakolar të Dean Henderson.

Emery nuk i ndryshoi dot fatat e ndeshjes, madhe rrezikoi të pësonte edhe golin e dytë, i kapur në tre momente në kundërsulm nga Sheffield United. Humbja e dytë e Arsenalit, që zbret në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara. Kreu duket një mirazh për Gunners, 10 distanca nga Liverpool, ndërsa tani afrohet edhe Sheffield kërcënues, vetëm tre pikë larg.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI