Flash

"Fajin e ka Saliu", rrjeti gajaset me meme-t për negociatat (FOTO)

Lapsi.al 17 October 2019
"Fajin e ka Saliu", rrjeti gajaset me meme-t për negociatat

Vendimi që pritet të merret në harkun dyditor 17-18 tetor në Këshillin Evropian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është padyshim kryetema më e diskutuar së fundmi në rrafshin publik në vend.

Krahas mbulimit mediatik përmes emisioneve televizive apo artikujve shterues në shtypin e shkruar, çështja e negociatave ka një prani të konsiderueshme edhe në faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale.

Natyrisht, në këtë hapësirë virtuale, sikurse ndodh rëndom, qendrimi kundërshtues për hapjen e negociatave i presidentit francez, Emanuel Macron, i cili në konferencën për shtyp që pasoi takimin e djeshëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel, theksoi problematikën e fluksit të azilkërkuesve shqiptarë, është shoqëruar nga postime ironizuese.

Kështu, “Brryli Broadway”, një ndër faqet më të ndjekura online veçanërisht nga një audiencë të rinjsh, ka zgjedhur të interpretojë qendrimin e Macron duke postuar një foto të kryeministrit Edi Rama në Komisionin Evropian, ku shfaqet me një pamje të trishtë duke thënë se “Fajin e ka Saliu që liberalizoi vizat”. Një tjetër meme ironizon gjithashtu Ramën, i cili i drejtohet Macron me fjalët monumentale të veprës shekspiriane “Jul Çezari”: “Edhe ti, Brut?!”.

Sot nis në Bruksel takimi i liderëve të BE-së, në punimet e të cilit hapja e negociatave me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor është njëra nga pikat e diskutimeve, krahas Brexit-it dhe operacioneve ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë. Deri më tani, Franca është kundër nisjes së bisedimeve, ndërsa Holanda dhe Danimarka anojnë më tepër nga skepticizimi. Ndërkohë, siç u pa në fund të shtatorit, Gjermania është pro hapjes së kushtëzuar të negociatave, duke i vendosur qeverisë shqiptare një listë me 9 kritere (imediate dhe afatgjata) për t'u përmbushur. E të njëjtit mendim është edhe Athina zyrtare. ©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI