Flash

"Kosova shpall rezultatin pas 10 orësh, Shqipëria pas 27 ditësh", plas ironia në rrjet (FOTO)

Lapsi.al 7 October 2019
"Kosova shpall rezultatin pas 10 orësh, Shqipëria pas 27

Zgjedhjet e përgjthshme të parakoshshme të së dielës në Kosovë kanë qënë padyshim kryetema më e diskutar së fundmi në rrafshin publik në Shqipëri.

Krahas mbulimit mediatik përmes kronikave apo artikujve shterues në shtypin e shkruar, ecuria e procesit të votimit dhe numërimi i votave në një kohë “rekord” në këndvështrimin e shqiptarëve të këtej kufirit, është komentuar gjerësisht dhe në faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale.

Natyrisht, në këtë hapësirë virtuale, sikurse ndodh rëndom, kohëzgjatja e numërimit të votave në Kosovë dhe publikimi i rezultateve në orët e para të ditës, është shoqëruar nga postime shpotitëse, që kryesisht vënë theksin tek dallimi i ndjeshmëm me Shqipërinë, ku në raste të tilla, zakonisht shënohen incidente, si edhe renditja zyrtare e partive politike publikohet shumë ditë pas zgjedhjeve.

Kështu, “Brryli Broadëey”, një ndër faqet më të ndjekura online veçanërisht nga një audiencë të rinjsh, ka zgjedhur të ironizojë me një foto të një kutie votimi nën flamurin e Kosovës, duke mbishkruar “Dy orë pas mbyljes së votimeve në Kosovë, del 50 % e rezultatit” dhe shtuar se me këtër ritëm, vendit fqinj do t’i happen negociatat para Shqipërisë.

Ndërsa, një tjetër meme i veçantë ironizon zgjedhjet e fundit vendore monopartiake në Shqipëri, duke shfaqur një foto të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama që vetofrohet për t’i mësuar fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, që t’i mësojë  si të fitojë zgjedhje pa kundërshtar. ©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI