Flash

"Ky vend me brekë nëpër këmbë", prezantuesi i njohur reagon për arrestimin e Liridon Pulës

Lapsi.al 5 October 2019
"Ky vend me brekë nëpër këmbë", prezantuesi i

Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, është një ngjarjet më polemike të aktualiteti në Shqipëri. Debati nisi pas sulmeve të kreut të qeverisë, Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe në adresë të prokurorit që kërkoi marrjen e masës "arrest me burg" ndaj Pulës, Arjan Ndoja.

Vorubullës së reagimeve nuk i kanë shpëtuar as personazhet e spektaktlit, përtej hedhje-pritjeve të zakonshme qeveri-opozitë. Kështu, edhe prezantuesi i njohur, Turjan Hysko, ka reaguar pas arrestimit të Pulës, me akuzën e  shpërdorimit të detyrës.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Instagram", Hysko përmend kërcënimet dhe trysninë nga klanet miliardere, që, sipas tij, Pula kishte marrë, teksa drejtonte Kadastrën.

turjan-hyska_1527934149-8127682

 

Më tej, Hysko, vëllai i deputetit socialist, Eljo Hysko, shkruan se Pula do ta fitojë këtë betejë me drejtësinë dhe se e drejta gjithmonë  vonon, po fiton.

Postimi i plotë.

Ka vetem tre muaj qe ka marre detyren ne Durres si drejtues i Kadastres dhe qe nga dita e pare me lodhte koken duke me shpjeguar sa dosje zgjidhte ne dite, sesi cdo ankese mundohej ti pergjigjej vet, sesi kishte vene numrin e tij personal tek xhami i ankesave, sesi perballonte presionin e atyre qe kishin vite aty brenda dhe qe nje zot e di cfare masakre kane bere me pronat e Durresit! E shihja sa krenar ishte qe po i rezistonte trysnise dhe kercenimeve te klaneve miliardere, korruptive qe prej vitesh kane mbreteruar aty.

Une jam i sigurt qe ti do e fitosh kete beteje sepse pavaresisht se ky vend eshte me breke neper kembe, besoj fort qe e mira dhe e drejta vonon por fiton! Hienat nuk mund ti bejne asgje nje peshe te rondë si ty. Me i forte do dalesh nga e gjithe kjo maskarade!

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI