Flash

VIDEO/ Shikoni si burri që shëtiste qenin goditet nga rrufeja

Lapsi.al 7 October 2019
VIDEO/ Shikoni si burri që shëtiste qenin goditet nga rrufeja

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur rrufeja godet një burrë në Spring të Teksasit. Alex Coreas kishte nxjerrë 3 qentë për t’i shëtitur, kur u godit befasisht nga rrufeja. Mekaniku 27-vjeçar shpëtoi paq nga shkarkesa elektrike dhe nga spitali ka rrëfyer atë që i ndodhi.

“Pashë që po afrohej një stuhi dhe i shtova hapat. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ndodhi. As pamjet nuk i kam parë. Kur u përmenda pashë që po më hipnin në një helikopter dhe dikush më tha se isha goditur nga rrufeja.

Më vonë nisa të kisha dhimbje në të gjithë trupin. Pyetja e parë ishte nëse u kishte ndodhur gjë qenve. Mora vesh se ata kishin shpëtuar pa asnjë lëndim. Sophie, Honey dhe Hazel janë si fëmijët e mi” – tha i riu që qëndron prej 4 ditësh në spital.

“Jam me fat që jam gjallë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te gruaja. Tashmë kam një histori për të treguar” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ 4 vajza përleshen në mes të rrugës

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon 4 vajza të cilat përfshihen në një sherr mes tyre në qendër të qytetit të Prishtinës. Siç shikohen edhe nga...

21:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI