Flash

VIDEO/ Gruaja e pastrehë mahnit kalimtarët me zërin e saj

Lapsi.al 2 October 2019
VIDEO/ Gruaja e pastrehë mahnit kalimtarët me zërin e saj

Një grua e pastrehë me një zë prej engjëlli, mahniti përdoruesit e metrosë në Los Angeles kur nisi të këndonte për ta. Teksa shtynte karrocën me ato pak gjëra që i konsideron pronë të sajën, gruaja e panjohur filloi të këndonte me lehtësinë më të madhe një arie të Puçinit.

Të gjithë të pranishmit u befasuan. Ata e filmuan skenën, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale, u bë shumë shpejt virale, duke marrë me mijëra klikime dhe komente. Ishte një oficer i policisë së Los Angelesit, Hector Guzman, ai që e filmoi gruan, pamjet e së cilës shfaqen edhe në profilin e tij në Twitter.

“4 milionë njerëz e quajnë Los Angelesin shtëpinë e tyre; 4 milionë histori; 4 milionë zëra; ndonjëherë thjesht duhet të ndalosh e të dëgjosh vetëm njërin prej tyre, një zë të mrekullueshëm”, - ka shkruar ai. Guzman nuk ka pranuar të japë intervista, edhe pse interesimi mediatik për të ka qenë i madh, duke theksuar se e gjithë vëmendja duhet fokusuar tek gruaja, e cila meriton të ndihmohet.

Të këshilluara

VIDEO/ 4 vajza përleshen në mes të rrugës

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon 4 vajza të cilat përfshihen në një sherr mes tyre në qendër të qytetit të Prishtinës. Siç shikohen edhe nga...

21:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI