Flash

VIDEO/ Nuk flisnin prej vitesh, protesta e Teatrit bashkon dy aktorët

Lapsi.al 24 July 2019
VIDEO/ Nuk flisnin prej vitesh, protesta e Teatrit bashkon dy aktorët

Aktorët e Teatrit Kombëtar, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj kishin ndërprerë marrëdhëniet me njëri-tjetrin prej vitesh. Pas ndarjes së grupit The SHBLSH" nga Portokallia të dy vijuan me Apartamentin 2XL, por largimi i Gentit drejt Agon Channel nuk u prit mirë nga Juli.

Ky i fundit e kishte konsideruar “një lënie në baltë” dhe mes të dyve nuk kishte pasur më kontakte. Të pyetur në intervista të ndryshme për këtë mëri, ata ishin shprehur se nuk ishin sqaruar asnjëherë për atë që kishte ndodhur.

Por protesta e Teatrit Konbëtar duket se i ka bashkuar 2 artistët. Ata duken teksa së bashku përplasen me policinë duke tentuar të thyejnë kordonin vetëm për të çuar ujë te artistët e ngujuar brenda teatrit.

Pak ditë më parë edhe aktori Ermal Mamaqi kishte postuar një foto të vjetër të treshes së famshme “The SHBLSH” duke pyetur nëse do ja vlente një film me Julin dhe Gentin duke lënë të kuptohet se mëritë ishin lënë pas. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/gjghjjj.mp4"][/video]

 

[video width="480" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/videoplayback.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI