Flash

Policia holandeze zbulon 12.8 milionë euro në shtëpitë e trafikantëve shqiptarë të kokainës

Lapsi.al 1 October 2019
Policia holandeze zbulon 12.8 milionë euro në shtëpitë e

Policia holandeze ka zbuluar detaje nga një operacion i zhvilluar të enjten e kaluar që çoi në sekuestrimin e 12.8 milionë eurove dhe arrestimin e 7 personave të dyshuar si trafikantë të drogës prej Kolumbisë. Ata mbaheshin nën mbikëqyrje prej pak kohësh.

Të arrestuarit janë 2 shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një person nga Zelanda e Re dhe një maroken. 4 prej tyre do të qëndrojnë në qeli për të paktën 90 ditë ndërsa 3 të tjerë janë liruar. Paratë u gjetën gjatë kërkimeve në disa shtëpi.

Sipas Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam ky sekuestrim tregon sasinë e madhe të parave që qarkullon në tregun e kokainës. Ai nuk përjashton mundësinë e arrestimeve të tjera. Ky është operacioni i dytë spektakolar i policisë holandeze në pak kohë.

Të dielën e kaluar policia gjeti 1.5 ton kokainë në Roterdam. Droga, me një vlerë të paktën 60 milion euro, u gjet midis një ngarkese bananesh. Qeveria holandeze ka marrë kritika të shumta kohët e fundit për trafikun e drogës. Amsterdami konsiderohet një nga qendrat e trafikut.

Dy javë më parë një avokat u ekzekutua përpara shtëpisë së tij. Ai ndihmoi një dëshmitar që foli kundër 2 trafikantësh kokaine të cilët ndodhen në arrati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI