Flash

Tiranë, parandalohet një krim në familje, policia arreston burrin që rrihte gruan dhe fëmijët, sekuestrohet pistoleta

Lapsi.al 1 October 2019
Tiranë, parandalohet një krim në familje, policia arreston burrin

Policia e Tiranes ka parandaluar nje ngjarje te rende kriminale ne familje, ndersa ben me dije se ka arrestuar ne kohe nje 42 vjeçar, pas dhunes ndaj bashkeshortes dhe femijeve.

Diten e sotme eshte arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

Një tjetër tërmet lëkund kryeqytetin

Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 14:22, rr...

14:51

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI