Tre persona humbën jetën sot në Klos pas një sherri për motive pronësore. Ndryshe nga çfarë u tha në fillim, nuk ka vrarë vëllai vëllain por autori dhe viktima ishin kushërinj.
Autori S.D. qëlloi për vdekje këshëririn e tij të parë, shtetasin K.D., djalin e tij, F.D. dhe më pas vrau edhe veten.
Lapsi.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – njofton policia.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-01-at-17.02.07-1.mp4"][/video]