Flash

Kanabis dhe heroinë, policia greke jep detaje për grupin kriminal shqiptaro-turk (VIDEO)

Lapsi.al 1 October 2019
Kanabis dhe heroinë, policia greke jep detaje për grupin kriminal

Policia greke ka dhënë sot të dhëna të tjera për operacionin e sekuestrimit të mbi 1 ton droge dhe prangosejs së skafistëve shqiptarë që e transportonin me dy gomone. Në një deklaratë për mediat policia greke ka bërë me dije se “Bëhet fjalë për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroinës nga Shqipëria në Turqi”.

“Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë. U organizua operacioni nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç. Në datën 29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të, në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjeç. Për të njejtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë”– thekson policia.

Sipas policisë, grupi kriminal zgjidhte gomone që kanë mundësi të transportojnë sasi të mëdha droge, motorrë të shpejtë dhe skafistë të zotë. Ata zgjidhnin të lundronin në ditë me vranësira dhe erëra të forta dhe det mbi 5-6 ballë.

Më tej, policia bën me dije se në datën 30 shtator, në ishullin Piperi u gjetën dhe u sekuestruan 106 pako me 1 ton e 172 kg marijuanë. Aktualisht, 3 të arrestuarit e parë kanë marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Të këshilluara

Një tjetër tërmet lëkund kryeqytetin

Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 14:22, rr...

14:51

Vëllavrasje për motive pronësie në Klos

Një krim brenda familjes ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Në informacionet paraprake raportohet për një vëllavrasje për motive pronësie. Mësohet se ...

14:38

Jep dorëheqjen Prokurori i dosjes "Kacifas"

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, që ka patur nën ngarkim dosjen e zbardhjes së vrasjes së nacionalistit grek, Konstandin Kacifas, ka dhënë dorëheqjen...

12:35

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI