Flash

"Lungomare 2"/ Aksioni i IKMT-së, përplasje të forta mes pronarëve dhe forcave policore (VIDEO)

Lapsi.al 1 October 2019
"Lungomare 2"/ Aksioni i IKMT-së, përplasje të forta

Vijojnë edhe ditën e sotme përplasjet e forta mes banorëve dhe punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit (IKMT), të cilët pas Orikumit janë vendosur në Radhimë, për të zbatuar aksionin e prishjes së 60 objekteve pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës.

Mësohet se ky aksion i IKMT-së është ndërmarrë në funksion të hapjes së vijës bregdetare për të vënë në zbatim projektin Lungomare 2. Në terren ndodhen dhe drejtuesit e IKMT-së, si edhe dhjetra forca policie, që sikurse shihet në videon bashkëngjitur më poshtë të siguruar nga Lapsi.al, janë përballur me rezistencën e pronarëve të objekteve.

Tensionet ishin të larta edhe një ditë më parë, kur banorët dolën me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, në përpjekje për të penguar shembjen e godinave në pronësi të tyre, duke pretenduar se janë të pajisur me lejet përkastëse. Po ashtu, një nga pronarët e këtyre objekteve, shprehej se nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.

“Ne kemi një muaj e gjysmë të terrorizuar. Janë paraqitur ca civila, ca me bexha, ca pa bexha dhe thanë që do kalonin për të bërë informalitetin e zonës. Faleminiderit iu thamë. Mbas kësaj filluan fletat: një do prishet, një s’do prishet. Kemi gjithë këtë kohë pa vënë gjumë në sy familjarisht…Jetën do e jap para këtij betoni këtu. Kemi investuar këtu me lekë djerse. Bashkia thotë do i prishim. Kemi një javë që kërkojmë kryetarin e Bashkisë, kërkojmë projektin, por na shmangen që të gjithë. Të vijë me projekt, iki vetë.”- tha një nga pronarët e objekteve që preken nga aksioni i IKMT-së. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=L1fgTBtz8JU&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI