Flash

Nis "vetëkorrigjimi", Bushati me propozime konkrete: Ç’duhet të bëjë Kuvendi që të hapen negociatat

Lapsi.al 1 October 2019
Nis "vetëkorrigjimi", Bushati me propozime konkrete:

Ish-ministri i Jashtëm dhe aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, ka propozuar disa amendime të projekt-rezolutës së Kuvendit në lidhje me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që u propozua nga dy deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari.

Në relacionin e mëposhtëm, Bushati thekson së pari se duhet ndryshuar emërtimi i projekt-rezolutës. Më tej, ligjvënësi socialist rendit pika të tjera të rezolutës që duhet të ndryshohen sipas tij, së bashku me argumentin përkates ku bazohet propozimi.

Propozimet e Bushatit përfshijnë dhe rekomandimet direkte që Kuvendi duhet t’iu bëjë institucioneve përgjegjëse për ngritjen e menjëhershme dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Propozimet e plota të Bushatit:

Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”.

Të rikonfirmojmë angazhimet që burojnë nga Rezoluta  e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018

Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë.

Të këshilluara

Jep dorëheqjen Prokurori i dosjes "Kacifas"

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, që ka patur nën ngarkim dosjen e zbardhjes së vrasjes së nacionalistit grek, Konstandin Kacifas, ka dhënë dorëheqjen...

12:35

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI