Flash

Tsipras takohet në Shkup me Zaev: Marrëveshja e Prespës ndryshoi realitetin në Ballkan

Lapsi.al 1 October 2019
Tsipras takohet në Shkup me Zaev: Marrëveshja e Prespës ndryshoi

“Marrëveshja e Prespës e meriton mbështetjen e plotë nga të dyja vendet”. Kështu u theksua në takimin e sotëm mes kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili po qëndron në Shkup.

Siç bëri të ditur zyra e shtypit, takimi i mbajtur mes dy funksionarëve u karakterizua me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku të dy bashkëbiseduesit vunë theksin tek përfitimet që do sjellë “Marrëveshja e Prespës”.

Sipas tyre, marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë krijoi një dinamikë të re për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.

“Zgjidhja e arritur me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë e ndryshoi realitetin mes të dyja vendeve dhe krijoi dinamikë të re, pozitive në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, përfunduan kryeministri Zaev dhe ish kryeministri grek Cipras.

Të këshilluara

Një tjetër tërmet lëkund kryeqytetin

Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 14:22, rr...

14:51

Vëllavrasje për motive pronësie në Klos

Një krim brenda familjes ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Në informacionet paraprake raportohet për një vëllavrasje për motive pronësie. Mësohet se ...

14:38

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI