Flash

Daçiç zbulon planin e Macronit për çështjen e Kosovës

Lapsi.al 1 October 2019
Daçiç zbulon planin e Macronit për çështjen e

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka zbuluar porosinë e marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka thënë në New York se do të përfshihet në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Macron më ka thënë që t’ia përcjelli mesazhin presidentit Aleksandar Vuçiç se do të bëjë të gjitha që i ka premtuar gjatë vizitës në Beograd dhe se vetëm është duke pritur përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe në mënyrë aktive të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiç për “Blic”, transmeton lajmi.net.

Daçiç ka thënë se Macron është ende me përshtypje të mira nga vizita e fundit në Serbi në mes të korrikut.

“Ai ka qenë aq i impresionuar sa që e ka njoftuar edhe gruan e tij. I ka thënë se si kishte kaluar, si kemi kënduar dhe se kurrë në asnjë vizitë në ndonjë tjetër shtet të huaj nuk kishte kaluar më mirë”, u shpreh Daçiç.

Të këshilluara

Një tjetër tërmet lëkund kryeqytetin

Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 14:22, rr...

14:51

Vëllavrasje për motive pronësie në Klos

Një krim brenda familjes ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Në informacionet paraprake raportohet për një vëllavrasje për motive pronësie. Mësohet se ...

14:38

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI