Flash

Tragjedi për familjen shqiptare në Zvicër, 20-vjeçarin autik e shtyp treni, i ati vdes nga dhimbja

Lapsi.al 1 October 2019
Tragjedi për familjen shqiptare në Zvicër, 20-vjeçarin

Pak ditë më parë brenda një familje shqiptare me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën babë e bir. Tragjedia nisi më 21 shtator ku djali i familjes Lirim Neziraj vetëm, 20 vjeçari autik dhe i sëmurë nga epilepsia ndërroi jetë nën shinat e trenit në Oerlikon të Zyrihut.

Familja kosovare jetonte në një nga azilet e Zvicrës, por fatkeqësisht kjo qendër ku ato ishin të vendosur ishin shumë pranë stacionit hekurudhor, por siguria mungonte.

Si shkak i dhimbjes së tmerrshme për largimin nga jeta të të birit, i ati Hamëz Neziriaj, 62-vjeç, 5 ditë më vonë pësoi sulm në tru, ku për pasojë ndërroi jetë.

Hamëzi, i lindur në 1967, ishte një luftëtar i UÇK-së dhe veteran lufte, por çuditërisht asnjë media në Zvicër nuk e ka pasqyruar rastin tragjik të 20-vjeçarit kosovar.

Pas kësaj tragjedie në Zvicër çdo shqiptar ka ndihmuar familjen për të kthyer në atdhe kufomat e dy burrave të familjes Neziraj, ndërkohë që

Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, nëna, vajza dhe djali tjetër i kësaj familje, nuk kanë të drejtë të udëhtojnë drejtë Kosovës, e kështu ato nuk marrin dot pjesë në varrimin e dy njerëzve më të dashur të familjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI