Flash

“Kathimerini” zbulon çfarë u tha në takimin Rama - Mitsotakis

Lapsi.al 23 September 2019
“Kathimerini” zbulon çfarë u tha në takimin Rama -

Gazeta greke “Kathimerini” zbulon disa detaje nga takimi që Kryeministri shqiptar Edi Rama pati me homologun grek Kiriakos Mitsotakis gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Vetë Rama ka dhënë deri tani pak detaje duke e konsideruar takimin si një “prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, por gazeta greke thotë se në fillim, kryeministri grek e pyeti se cila është situata në Shqipëri pas tërmetit.

“Rama u përgjigj se ishte e vështirë, por fatmirësisht nuk kishte viktima dhe shtoi se ai mund t’i duhet edhe ndihma e Greqisë. Mitsotakis u përgjigj se vendi ynë do të ndihmonte natyrshëm” – shkruan “Kathimerini. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Rama takon Mitsotakis ne OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar për herë të parë homologun e tij grek Kiriakos Mitsotakis gjatë vizitën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në një postim në ...

20:02

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI