Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Tre automjete janë përplasur mes tyre e për pasojë ka mbetur e vdekur një vajzë 25 vjeçe dhe janë plagosur 5 të tjerë.
E reja ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Elbasanit, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr.
Si pasojë e përplasjes një nga automjetet ka fluturuar jashtë rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia, ambulancat dhe reparti zjarrfikës. Më pas edhe një grup hetimor.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti. Po punohet për për