Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Tërmetet/ Bilanci paraprak i dëmeve: 1528 objekte të dëmtuara, 50 banesa të rrënuara

Lapsi.al 23 September 2019
Tërmetet/ Bilanci paraprak i dëmeve: 1528 objekte të

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të regjitruara në vend përgjatë dy ditëve të fundit.

Bazuar në të dhënat e raportit të fundit operativ që ka mbërritur në institucionin e Emergjencave Civile, Çako bën me dije se numërohen rreth 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht.

Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. 

Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar.” tha ndër të tjera Çako.

Tri tërmete të fuqishme tronditën vendin të shtunën, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Si pasojë e lëkundjeve sizmike, të paktën 105 persona mbetën të lënduar, si edhe u shënuan dëme të shumta materiale. Tërmetet vijuan edhe përgjatë ditës së djeshme, por me një intensitet gjithnjë e në ulje.

 

Të këshilluara

Tmerri tërmetit/Tiranasit dynden në rrugë

Pas tërmetit të fortë që ra rreth një orë më parë dhe lajmeve panikndjellëse që po qarkullojnë një masë e madhe qytetarësh të kryeqytetit janë dyndur familjaris...

23:10

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI