Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, lirohet administratori i "Skela Syla"

Lapsi.al 23 September 2019
Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, lirohet administratori i

Petrit Syla, administrator i firmës “Skela Syla”, është liruar sot nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.

Syla ishte lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, për shkak se dyshohej për shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë, pas incidentit fatal nga shembja e skelës në një pallat të Tiranës, që i kushtoi jetën dy punëtorëve më 16 datë gusht.

Avokati i biznesmenit, Mirash Ndoci, e apeloi vendimin duke thënë se ndalimi i Sylës ishte i paligjshëm dhe se përgjegjësia për ngjarjen në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, nuk bie mbi administratorin.

 

Të këshilluara

Tmerri tërmetit/Tiranasit dynden në rrugë

Pas tërmetit të fortë që ra rreth një orë më parë dhe lajmeve panikndjellëse që po qarkullojnë një masë e madhe qytetarësh të kryeqytetit janë dyndur familjaris...

23:10

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI