Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Kandidatja për kryeministre në veri të Kosovës, mesazh kundër ndryshimit të kufijve

Lapsi.al 23 September 2019
Kandidatja për kryeministre në veri të Kosovës, mesazh

Kandidatja e LDK-së për kryetare të Qeverisë, Vjosa Osmani, së bashku me kreun e LDK-së në Prizren, Anton Quni, kanë vizituar disa fshatra në veri të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka dhënë mesazh kundër prekjes së kufijve, duke potencuar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga LDK-ja thuhet se “në Kullën e Isa Boletinit, në të cilën ishin mbledhur shumë qytetarë të këtij rajoni, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë”.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shtuar ajo. /GazetaExpress/

Të këshilluara

Tmerri tërmetit/Tiranasit dynden në rrugë

Pas tërmetit të fortë që ra rreth një orë më parë dhe lajmeve panikndjellëse që po qarkullojnë një masë e madhe qytetarësh të kryeqytetit janë dyndur familjaris...

23:10

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI